Zgjedhjet në 6 bashki, Berisha: Kemi vendosur të marrim pjesë, si do zgjidhen kandidatët…

Nga Rrësheni në Foltoren e tij të radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashki më 6 Mars. Kandidatët, Berisha tha se do të caktohen nga qytetarët dhe jo nga Sali Berisha apo Komisioni i Rithemelimit.

“Kush do të vendosë marrëdhënie miqësore me ne jemi të hapur t’i vendosim. Për të gjitha këto ne duhet të jemi njerëz të lirë. Këta të cilët kanë përjashtuar votën nga ju, kanë përjashtuar lirinë. Këta që na thonë se 1958 përbëjnë 5400 janë sharlatanë të papërtypshëm.

Ndaj edhe kemi vendosur në këto 6 bashki të marrim pjesë, të shkojmë. Kush do i caktojë? Do i caktojë vota e lirë kandidatët, jo më Sali Berisha apo komisioni. Jo më kryetari. Do i caktojë qytetari do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni. Unë këtu dhe ju dëgjon diskutime të njëjta, ndonjëherë edhe më të shquara se ato që drejton në grupet drejtuese të strukturave dhe PD. Ky është niveli sot në politikë dhe ata që tregojnë lëkundjen më të vogël të vogël të besimit tek ju, tek vendimmarrja juaj, ata nuk meritojnë t’ju drejtojnë ju. Ju duhet t’i drejtoni ata.

Ndaj dhe meqë jemi në prag të këtyre primareve të cilat janë praktikë e mirëfilltë e lirisë në SHBA, ku vota e qytetarëve përcakton kandidatin dhe jo ai që do kryetari apo kryesia. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në primare demokratët. I ftoj të kthejnë shpinën sa më shpejtë “Lul Kimikut”. I ftoj deputetë të vijnë tek ju se ju i keni votuar ata. Nuk i ka votuar “Lul Kimiku”, “Lul Kimiku” mund t’u ketë marrë, e keni vetë parasysh mos t’ju. Me çka po duket”, u shpreh Berisha.

Ivi Kaso, i cili në zgjedhjet e fundit të 25 prillit ka përfaqësuar PD në KQZ zgjodhi të ishte në mbledhjen e sotme të KQZ edhe pse zyrtarisht PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kishin referuar dy përfaqësues të tjerë, Marash Logun dhe Indrit Sefën. Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, nuk e fshehu keqardhjen për situatën por tha se institucioni që drejton marrëdhëniet institucionale me KQZ është PD. Nga ana tjetër Kaso kujtoi se Basha prej Kuvendit të 11 dhjetorit sipas tij nuk është më kryetar i PD dhe po ashtu sigla dhe vula nuk janë më ato që janë paraqitur në KQZ.