1900 ha tokë e përmbytur, kjo është situata këtë mëngjes në Nj.A. Dajç…

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Dajç datë 14.02.2021

Hidrometri shënon 6.70.cm.
❌ 1900 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.
❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësia e ujit arrin 140 cm në rrugë.
❌ Shtëpi të përmbytura 9, por uji i ka liruar.
❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.
❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjien Mazija-Suka Dajç.
❌ Është e pakalueshme rruga Belaj-Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.
❌ Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.
❌ Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura, po ashtu edhe në rrugën Dajç rruga nacionale Shkodër- Velipojë.
❌ Kerkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
❌ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.
✅ SPZ e zonës në gatishmëri .
✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri
✅ Energji elektrike kemi, me nderprerje te herpashershme.
❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.
❌ Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është emergjente.