40 vjeçarja u gjend e vdekur në banesë, policia e Shkodres njoftim zyrtar për ngjarjen…

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2021, rreth orës 14:20, në lagjen “Fahri Ramadani”, Shkodër, në banesë, është gjetur pa shenje jete shtetasja R. E., 40 vjeçe. Nga këqyrja paraprake e trupit janë konstatuar dëmtime të shkaktuara nga mjet prerës, ku paraprakisht dyshohet për vetëvrasje.

Trupi i viktimës është transportuar në morg, për ekspertizë të specializuar mjeko-ligjore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.