60 mijë euro investim, PARTIZANI prezanton për 4 vite mbrojtësin shkodran…

Partizani ka prezantuar përmes rrjeteve sociale Marçelino Prekën. Kontrata e firmosur me mbrojtësin e talentuar shkodran është 4-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe 1 tjetër.

ZYRTARE

Marçelino Preka vishet i kuq

FK Partizani njofton arritjen e trasferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis. Preka i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.