A do përballej në debat me Bashën? Si përgjigjet Kryeministri…

Gazetari Blendi Fevziu e pyeti mbrëmjen e kësaj të enjteje Kryeministrin Edi Rama nëse do të ishte i gatshëm të përballej në një debat publik me Lulzim Bashën. Kryeministri e refuzoi një debat të tillë me arsyetimin se përballë nuk do të kishte liderin real të opozitës, por një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit e saj.

Jeni ju i gatshëm të ballafaqoheni në këtë fushatë në debat të drejtpërdrejtë me kryetarin e PD?

Ka një problem, sepse unë konsideroj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që janë realisht udhëheqësit e kësaj gjëje,  e kësaj shporte karavidhesh që quhet opozitë. Këta janë Saliu, Iliri dhe Monika, Lulzim Basha është një kukull, është thjeshtë një majonetë që përdoret si dhëndër për një dasmë imagjinare ku nusja nuk do të paraqitet më 25 Prill. Mendimi im është që nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati që kërkon të marrë zgjedhjet./tvklan.al