Aksident i rëndë, Makina fluturoi në kanal, vdesin babë e bijë…

Një aksident i rëndë automobilistik i mori jetën dy personave mesditën e kësaj të premteje në fshatin Bubullime të Lushnjës.

Një makinë ka dal nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal të madh buzë rrugës kombëtare Lushnje-Fier.

Për shkak të thellësisë së kanalit dhe saltrove që ka pësuar makina, goditja ka qënë aq e fortë saqë i ka shkaktuar mesa duket vdekjen e menjehershme babë e bijë që ndodheshin në mjet.

Madje viktimat kanë pasur vështirësi edhe për tu nxjerrë jashtë, pasi ka rënë përmbys.