Aksident i rëndë tek mbikalimi i Saukut, dy të vdekur dhe dy të plagosur…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Re në Tiranë, tek mbikalimi i Saukut. Burime nga policia bëjnë me dije se një automjet që dyshohet se vinte me shpejtësi nga Unaza Lindore, ka rënë nga mbikalimi, duke çarë bordurat.

Pasi ka rënë në pjesën e poshtme të aksit, ka përfunduar mbi kofanon e një makine që po udhëtonte në korsinë e saj.

Policia ka konfirmuar se 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 2 të tjerë janë plagosur, të gjithë nga makina që ka rënë nga mbikalimi.