Aksident me vdekje në Farkë të Tiranës, kamioni përplaset me trafikndarësen…

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.