Aksidenti në Shkodër-Velipojë, humb jetën 59 vjeçari…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40 në fshatin Dajç, Shkodër shtetasi M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.