Aksidentohet familja shkodrane në aksin Fier-Vlorë, ndërron jetë fëmija 6 vjeçar…

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marten ë aksin Fier-Vlorë, që ka rezultuar fatal për një fëmijë 6 vjeç.

Mësohet 33-vjeçari Andi Mithi, ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij, Albanën dhe dy fëmijët me mjetin tip “Benz”, teksa ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Benzi” është kthyer përmbys pasi është përplasur me tabelat dhe barrierat mbrojtëse të rrugës, ndërsa përplasjes nuk i mbijetoi dot fëmija i tyre vetëm 6 vjeç, Orhan Mithi.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit me bashkëshorten dhe fëmija tjetër vetëm 3 vjeçe tashmë ndodhen në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve por nuk dihet gjëndja e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.