Aktorja vuri në lëvizje drejtësinë, prokurori tregon kush e filmoi dhunimin e të moshuarës dhe si ndodhi ngjarja…

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku, i cili po merret me rastin e dhunimit të moshuarës në shtëpinë e pleqve “Orenda” të këtij qyteti, ka zbardhur detaje nga hetimet.

Ai tha se videon e kanë pranuar nga aktorja, Kaltrinë Zeneli, e cila e ka publikuar në rrjetet e saj sociale.

“Në rastin konkret, pikërisht nga Kaltrina, kemi pranuar xhirimin për këtë ngjarje. Me të pranuar këtë xhirim, nga ana e kryeprokurorit, menjëherë jemi angazhuar të merremi me rastin në fjalë. Kemi vepruar në mënyrë të shpejt dhe efikase, dhe pas gjysmë orë kemi arritur të arrestojmë dy të dyshuarat e para dhe më pas të tretën”.

Prokurori shtoi se pas intervistimit të tri infermiereve të dyshuara, kanë nxjerr aktvendimin për ndalim e tyre.

Megjithatë, ai nënvizoi se nuk e di nëse infermierja Giltiana Neziri e ka xhiruar momentin e rrahjes së gruas së moshuar nga infermierja tjetër, Aurona Pelaj.

“Në vazhdimësi do të vlerësojmë. Nuk e di nëse Geltiana ka xhiruar në atë moment. Më parë nuk kemi pasur ndonjë lajmërim, meqenëse ka dyshime se rastet mund të kenë ndodhur, kemi autorizuar policinë ta intervistojë të gjithë personelin që janë në atë shtëpi, kemi kërkuar nëse ka edhe kamera”, shtoi ai.

Ai tha se Neziri për momentin është vetëm dëshmitare, kurse infermieret e tjera janë të dyshuara që kanë kryer disa vepra penale.