Akuzohet për fshehje të pasurisë, dosja e gjyqtarit të KPA kalon në gjykim…

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për kalimin për gjykim të dosjes ndaj gjyqtarit të KPA, Ardian Hajdari.

Anëtari i shkallës së dy të vetingut do të gjykohet për akuzën e “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”, ndërkohë që për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” është pushuar hetimi.

Hajdari u pezullua nga detyra pasi u mor i pandehur nga SPAK në shkurt të këtij viti. Ai është i dyti nga radhët e KPA, që përballet me drejtësinë, pas Luan Dacit, i cili u fajësua për “falsifikim të dokumenteve”.