ALBION AVDIJAJ FLET FJALËT E PARA SI FUTBOLLIST I VLLAZNISË…

Albion Avdijaj në prezantimin para mediave ka thënë fjalët e para si futbollist i Vllaznisë. Ai ka premtuar se do të bëjë më të mirën për këtë skuadër.

“Tirana? Nuk kam çfarë të them më për atë që ka ndodhur, nuk më intereson më. E kam mbyllur atë kapitull e do të shoh përpara.

Mesazhin tim duhet ta tregoj në fushë. Vllaznia është në vendin e parë, kam parë ekipin si luan. Jam prej 2-3 muajsh në kontakte me Tomas e të gjithë, e kam pasur trajner te ekipi i dytë i Volfsburg. Kam besim nuk kam çfarë flas më shumë e ta shoh në fushë.

Golat? Nuk ka premtim kurrë, duhet ta tregoj në fushë. Do ta shohim aty.

A është Vllaznia për titull? Po, kam besim, sepse e di se si punon profesori dhe kam pare ndeshjet e ekipit dhe shoh se janë ekip që duan të gjithë bashkë të arrijnë diçka”.