Ambasadorja franceze viziton Shkodrën, dhuron 1 mijë maska…

Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christina Vasak ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Shkodrës ku është takuar dhe me kryetaren e bashkisë, Voltana Ademi.

Nisur nga fakti se, Shkodra është kthyer në një vatër aktive e përhapjes së COVID-19, ambasadorja i ka dhuruar bashkisë 1 mijë maska.

“Kënaqësi të pres në Bashkinë e Shkodrës miken time dhe të Shqipërisë, Zonjën Christina Vasak, ambasadore e Francës në Tiranë. E falënderova për interesim e treguar në vijimësi për Shkodrën por edhe në këto ditë të vështira. Zonjën Vasak e informova për situatën e pandemisë së COVID-19 në Shkodër, punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes por edhe për mbështetjen e familjeve dhe individëve më në nevojë në territorin e Shkodrës”, shprehet kryebashkiakja Ademi për takimin.