Angoni: Me banorët pranë ish stacionit të trenit ku mungon rruga,uji pijshëm e hapësirat e gjelbërta…

Kisha nderin të takoj banorët e stacionit të trenit dhe të lagjes “Dom Ndre Zadeja”, me të cilët diskutuam për problemet që kanë dhe për hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e tyre. Në lagjen “Dom Ndre Zadeja” duhet të investohet në aspektin e infrastrukturës, ndriçimit dhe shërbimeve publike, pasi gjendja aktuale nuk i përmbush nevojat e qytetarëve.

📍Një ujësjellës është shumë i nevojshëm.
📍Në aspektin ekonomik duhet që bizneset të ndihmohen me lehtësi në taksa.
📍Duhet më shumë hapësira për të moshuarit dhe parqe për fëmijë.

Taksat duhet të shfrytëzohen për të mirën e qytetit!

Të gjithë së bashku për Shkodren!

MeMajlindenperShkodren