Angoni: Takim i ngrohtë dhe i sinqertë me familjet e veteranëve dhe drejtuesit e Lanç Shkodër

Takim i ngrohtë dhe i sinqertë me familjet e veteranëve dhe drejtuesit e Lanç #Shkoder

Diskutuam mbi përmirësimin e cilësisë së jetës ku vlerësova bashkëpunimin dhe mbështetjen në vazhdimësi me këtë target grup edhe gjatë drejtimit të Prefekturës Shkodër.

Vlerësova si të rëndësishme mundësitë që po përpiqemi t’i japim sot më të rinjve, pasi me rëndësi sot është edhe ajo që mund t’i ndodh nipave dhe mbesave, si vazhdimësia e qytetit.

Kërkova mbështetjen e tyre për të zgjedhur për herë të parë në historinë e Shkodrës një bijë të qytetit, e cila me mbështetjen e qeverisë do bëjë më të mirën për qytetin.

MeMajlindenperShkodren