Atentati ne Shkoder, flet babai i Bajram Çekores: djali im nuk eshte autori…(VIDEO)

Ismet Çekorja, babai i Bajram Çekores, ky i fundit i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi ka mohuar se djali i tij është i përfshirë në këtë ngjarje. Bajram Çekorja është shprehur se djali i tij mbrëmjen e 25 gushtit në orën kur ka ndodhur atentati ndodhet në një mjedis i monitoruar nga kamerat e sigurisë gjë e cila hedh poshtë sipas tij akuzat e policies.

Ismet Çekorja shprehet se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia. 58 vjeçari mohon se djali i tij është i përfshirë edhe në ngjarjet e tjera kriminale për të cilat ka qenë i dyshuar. Babai I Bajram Çekores kërkon drejtësi për të birin.