Banorët e lagjes “Livade” në Shkodër sfidojnë bashkinë, pastrojnë kanalin që i përmbyt…

Atë që do të duhej ta bënte pushteti vendor, kanë vendosur ta kryejnë vetë.

Banorët e lagjes “Livade” në Shkodër janë organizuar vullnetarisht dhe kanë nisur pastrimin e kanalit kullues që përshkon gjithë zonën.

“Nuk është vetëm pastrimi, çështja është që këto duke e pastruar janë më të ndërgjegjshëm ta mirëmbajnë dhe insistimi ynë do të jetë jo vetëm ta mbajmë pastër, por edhe ta gjelbërojmë,” thotë një  banor.

Mbetjet e shumta pengonin kullimin e ujit në kohë reshjesh dhe bëheshin shkak për përmbytje.

“Të paktën tani pas largimit të ujit, sepse ka qenë me ujë siç e shihni edhe vetë,” thotë një banor tjetër.

Mbështetjen e munguar në 3 dekada nga institucionet thonë se e kanë gjetur nga murgeshat gjermane që kanë ngritur një qendër sociale në periferi të Shkodrës.

“Ne ka 20 vjet nuk na ka ndihmuar askush, as për rrugë, as për ujë të pijshëm, për asgjë,” thotë banori.

“Motrat gjermane na kanë ndihmuar të bëjmë punën,” thotë një tjetër.

Nevojën dhe rëndësinë për të mbrojtur mjedisin, banorët e kësaj zone e veçanërisht gjatë muajve janar – shkurt ku u përballen me përmbytje.