Bardh Spahia kandidati i Berishës për Shkodrën…

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia do të jetë kandidati i grupit të Sali Berishës për zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës.

Pas tërheqjes së kryetares aktuale të bashkisë, Voltana Ademi, gara u hap. Spahia ishte përballë Ernest Kocobashit, Arben Maliqit, Astrit Bushatit, Irena Shalës dhe Irma Alushit.

Pas votimit dhe numërimit, “Primaret” nxorën fitues, Spahinë që në fakt ishte favoriti kryesor.

Përpos Shkodrës, sot grupi i Rithemelimit të PD-së zyrtarizoi kandidatët edhe për pesë bashkitë e tjera.

Pritet vetëm zyrtarizimi i votave.

Kandidatët e Sali Berishës
Lulzim Vrana- Vorë
Premtim Kryemadhi-Dibër
Hekuran Xhani-Rrogozhinë
Ardian Muka-Durrës
Elton Bano-Lushnje
Bardh Spahia-Shkodër

Tashmë mbetet për t’u zyrtarizuar formula me të cilën Sali Berisha do të garojë në zgjedhjet e pjesshme, koalicion apo si i pavarur.