BARDH SPAHIA: KUR EDI RAMA VJEN SI VIKTIMË NË SHKODËR!…

KUR EDI RAMA VJEN SI VIKTIMË NË SHKODËR!

Sa i paturp duhet të jesh që pas 8 vitesh në pushtet, me gjithë tepsinë për vete e parlamentin si paradhomë personale, të shfaqesh në Shkodër, si viktimë? E bëri sot Edi Rama, që erdhi në Shkodër dhe u ankua se nuk kish’ bërë dot gjë për Shkodrën sepse paskësh qenë i “penguar e bllokuar pafundësisht për cdo gjë”, nga pushteti vendor!!!! Kjo është një supertallje e superfyerje nga njeriu që kontrollon cdo pushtet e cdo shërbim në këtë vend! Por “viktima” Edi Rama mund t’u përgjigjet pyetjeve konkrete:

  • E para që është aktuale: kush të pengoi Edi Rama t’u përgjigjeshe banorëve të zonës së përmbytur të Nënshkodrës, e të shpallje gjendjen e fatkeqësisë natyrore e t’i dëmshpërbleje? Kush të pengoi që, të paktën një herë, të shkoje e të shikoje personalisht situatën e tyre nën ujë? Kush të pengoi të silleshe si cdo kryeministër, që kujdeset në raste përmbytjesh?
  • Kush të ka penguar Edi Rama, që të mos i sillje si përfaqësues të tu Shkodrës, persona të inkriminuar?
  • Kush të ka penguar Edi Rama të mos u transferoje shërbimet kyçe shkodranëve në Lezhë, duke i bërë të marrin rrugët edhe për shërbime bazike?
  • Kush të pengoi Edi Rama, që të mos lejoje që të fortët-përfaqësues të tu, të mos kapnin çdo emërim në Shkodër, duke u hequr mundësitë e punësimit të parëve socialistëve profesionistë të këtij qyteti?
  • Kush të ka penguar Edi Rama të mos shkatërroje degën e PS në Shkodër, pikërisht për shkak të zgjedhjeve të tua për të bashkëqeverisur me individë që i turpëronin ata?
  • Po tani kush të pengon që të mos u sjellësh si përfaqësues individë të certifikuar si kampionë të korrupsionit e PPP-ve?
  • Kush të ka penguar Edi Rama t’u krijosh mundësi punësimi të rinjve shkodranë, në mënyrë që ata të mos merrnin rrugët e emigrimit?

Këto janë pyetje të thjeshta që lidhen me të përditshmen e cdo shkodrani. Janë shërbime bazike që cdo kryeministër i përgjegjshëm i bën, sepse për to paguhet! Por ti ke urrejtje ndaj Shkodrës dhe këtë e dëshmon me zgjedhjet që bën. Kulturës i ofron krimin, korrupsionin e mediokritetin. Dhe në vend që t’u kërkosh falje, i mashtron e i hedh fajin pushtetit vendor!

Shkodra të njeh Edi Rama e prandaj nuk të beson! Këtë e kanë kuptuar edhe socialistët e ndershëm, bashkëqytetarët tonë të nderuar, me të cilët ndahemi për bindjet politike, por jo për më të mirën për Shkodrën!
Ti je e keqja e Shkodrës! Prandaj do të marrësh të njëjtën përgjigje, si gjithnjë e këtë herë edhe më spektakolare: REFUZIMIN e modelit tënd që bazohet tek korrupsioni e krimi. Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me Shkodrën. Shkodra do jetë edhe këtë herë pararendësja e NDRYSHIMIT, që do vijë më #25Prill për të shporrur këtë model.