Bardh Spahia në njësinë Administrative Gur i Zi…

Në njësinë Administrative Gur i Zi, ku reshjet e shiut të rëna mbrëmjen e së martes shkaktuan probleme në disa fshatra. Rrëshqitjet e dherave e gurëve vështirësuan qarkullimin dhe përroi i fshatit përmbyti oborrin e shkollës.

Prej orëve të para të mëngjesit firma kontraktore ka ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe kthimin e tyre në gjendje optimale.

Pas reformës territoriale qeveria shqiptare ende edhe sot pas 8 vitesh nga implementimi i saj i ka lënë të pazgjidhura çeshtjet e kompetencave për perrenjtë, që janë shqetësimi kryesor në këtë zonë.