Bardh Spahia: Një ditë e veçantë me mesazhe emocionuese, me gratë dhe vajzat e rajonit 2 në Shkodër…

Një ditë e veçantë me mesazhe emocionuese, me gratë dhe vajzat e rajonit 2 në Shkodër.

Energjia dhe mbështetja e pakursyer e nënave, grave dhe vajzave është dëshmia më e qartë se ndryshimi i madh do të nisë nga ky rajon, nga Shkodra dhe e gjithë Shqipëria, për të larguar këtë qeveri që i humbi shpresën shqiptarëve.
Roli i tyre është i patjetërsueshëm në çdo sektor të jetës.

Partia Demokratike është alternativa e vetme, është e vetmja shpresë që i ofron shqiptarëve një program të qartë për familjen, për rininë, për ekonominë, për afrimin e Shqipërisë me BE.