Bardh Spahia takim në Zogaj: I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura…

Në Zogaj, një prej perlave të turizmit në brigjet e Liqenit të Shkodrës duke bashkëbiseduar me banorët e saj. Peshkimi i paligjshëm, problemet me çertifikatat e pronësisë, rrjeti elektrik i amortizuar janë shqetësimet kryesore që kanë e me të drejtë kërkojnë zgjidhje. Ashtu siç edhe rrugën Shirokë – Zogaj që qeveria shqiptare e mban peng nga mungesa e fondeve.

I garantova se do të jem në krah të tyre dhe do të kërkoj zgjidhje për këto shqetësime të ngritura. Sa i përket Bashkisë Shkodër, në programin 4 vjeçar për këtë zonë kemi parashikuar:

▫️Një paketë promovuese të turizmit

▫️Ndërtimi i tregut të peshkut

▫️Rikualifikim i fasadave dhe hapësirave të plazheve

▫️Mbështetje për sektorin e biznesit përmes politikës së taksave të ulëta dhe marrjen e shërbimeve në kohë reale

▫️Përmirësim i transportit publik, shërbimit të pastrimit dhe ndriçimit publikBashkë me Shirokën, Zogajt përbëjnë një kompleks turistik që do të kenë vemendjen maksimale tonën.

Bashkë Fitojmë✌️#votoBardhSpahia2 #votoBashkëFitojmë1