Bardh Spahia velerëson me titullin “Mirënjohje” mjeshtrin e futbollit Hysen Zmijani…

Nder dhe privilegj të jesh mes emrave të spikatur të sportit shkodran dhe atij shqiptar që na kanë bërë krenar të gjithëve. Pata kënaqësinë që në ditëlindjen e tij të 60-të, të vlerësoja me titullin “Mirënjohje” për kontributin që ka dhënë për ngjyrat kuq e blu si dhe kombëtaren e Shqipërisë, mjeshtrin e futbollit Hysen Zmijani.

Shkodra ka fatin që në gjirin e saj të ketë kaq shumë talente, që ndër breza i kanë dhënë aq shumë këtij qyteti dhe Shqipërisë, duke ja lartësuar emrin në botë. Mirënjohja dhe vlerësimi është më e pakta që mund të bëjmë për këto figura.