Bashkia Shkodër nis pastrimin e Molos nga mbeturinat…

Pas lirimit të hapësirave publike, Bashkia e Shkodrës ka nisur pastrimin e pedonales së Molos nga mbetjet urbane. Shëtitorja më e preferuar nga shkodranët, po merr gradualisht të gjitha vlerat e duhura.

Puna e nisur sot, do të vazhdojë deri në evadimin e të gjitha mbetjeve urbane. Në vijimësi, në bashkëpunim me bizneset e zonës dhe me banorët, sherbimet e Policisë Bashkiake do të vijojnë monitorimin për të mos lejuar përsëritjen e pamjeve të tilla.

Bashkia Shkodër i bën thirrje bizneseve dhe banorëve të mirëmbajnë dhe pastrojnë ambjentin jo vetëm në pedonalen e Molos por në të gjithë territorin e bashkisë sonë.