Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

Nga fatmir Bashli:

Po m’shkrun nji Tironc qe e kam k’tu n’fb. -Ça don me than kjo “ta marrsha”qe e futni ner kang,se na se kuptojm?!- Kur t’ma shpjegosh ti se ça dan me than ajo “ Jalla hopa dibidibidopa “ qe e futni edhe ju, ta po ta diftoj edhe un, i thash !!

Kishte nxjerr njeni baben n’foto sot e shkrute : Nji vjet pa ty bab. Tan komentet posht. Gezuar e shyqyr qe ju ka gjet shendosh e mire.

Kush e don njikyt tekst per cmim te par .

Dola ne ditare.

Per me fol me ty.

Kur t’mka leh nji qen.

Harmin ma ka shti.

Nga tristimi brofa n’kam

Terr mu ba s’pash gja me sy

Kisha hanger gjuhen dham

Kur i rash pragut me kry.

Ref : Kurr un ty nuk te bi hasha.

Moj ta marsha moj ta marsha.

Moj ta marsha moj ta marsha.

Un kurr ty nuk do t’bi hasha .

Cmimi ne inbox 🤣

E ka ble nji shok kyt kartonin fallco te vaksinave, e i thot atij qe ja bleu kartonin : A me mbrojn k’to vaksinat qe i ke shkru k’tu edhe prej k’tij Omikronit a ? se tan ai lek e mos me t’ba fajde, gjynah .

Mezi pres me ardh dita e neserme vec me e pa se ku i kan m’sheh gjanat e vitit t’ri. Dy dhoma e nji kuzhin kam , po m’duket shpija sa pallati i kongreseve, burr nanet me i gjet se ku i lajn ata gjana s’ka !!!

Prap po del si me dasht me u hap, por un per deri n’fund t’njikti vitit e kam siguru jetesen. (Status me 29 dhjetor)

Qysh se kam lan punen, nuk m’thrrasin ma fmit bab, po Fato.

Ne vazhdoft ky Putini, mos me i terheq trupat e mos me i ndigju Amerikanet, tash po e hek Luli krejt edhe at’.

Me tha m’suesja e vajzes : Vetem ne matematik e ke pak dobt vajzen, se ne landet tjera e ke mir . – Pun e madhe, i thash . – Mos fol ashtu Fatmir n’sy t’vajzes, se manej ja zhgreh krejt matematiks . – Po t’ja zhgrehin maj, po ma dobt se asht Luli ne matematik nuk asht kush n’Shqipni, e asht ba milioner, ça po i duhet teorema e Pitagors Lulit !!!

Eh, ghithcka me mosh keka! Vika nji moment qe at’ kangen ”Dashnija e par nuk harrohet” , me e kendu ” Dashnija e par nuk m’kujtohet” !!

Djali : A pranon me u martu me mu ?
Vajza : Prit sa ta shof databasen e rrogave . Ah jo flm ,se kekam e lidhun.

Ban pervedi 20 foto e fmive vetem 1, te pema n’piac, edhe thot : Per hater t’fmive dola, sa me ja ba qejfin, se hic nuk jam maraklije fotosh ..

Bukur, si per festa paskena njeh pa drita.
Ma zi deshtme me pa arritjet e qeveris, po n’terr nuk shifen.