Benet Beci, njeriu i mijëra projekteve/ Kryeministri Rama me superlative për punën e numrit 3 të listës së Shkodrës…

Nga Shiroka, ku ri-prezantoi kandidatet per deputete ne zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama e ka quajtur numrin 3 te listes Benet Becin, si njeriun e mijera projekteve me te cilin e bashkon vizioni per te ardhmen.

Rama: Kemi sjellë këtu Benet Becin, I cili është njeriu pa të cilin kjo këtu që po shikoni nuk do të ishte bërë. Është njeriu i jo qindra, por mijëra projekteve. Projekte të cilat I ka bërë edhe në kohën e mëparshme kur qeveriste Partia demokratike, edhe më pas. Dhe meqë ra fjala, Beneti është sot një socialist që zemrën e ka dajthtas. Por ama këtu me ne, e bashkon vizioni, e bashkon puna dhe këtu në këtë skuadër me Edonën, me Paulinin, me të tjerët, e bashkon qëllimi I madh që si ti japim Shkodrës një mundësi për të zgjidhur një ngërç.


Ne nderhyrjen e tij, kandidati Beci ka paralajmeriar qe investimi mjaft I suksesshem I Shirokes qe po jep cdo dite e me shume rezultat ne rritjen e turizmit ne zone, eshte vetem fillimi I transformimit pozitiv qe do te pesoje Shkodra.

Benet Beci: Rivij këtu në këtë pjesë dhe investim shumë të bukur të Shkodrës me një kënaqësi të vecantë pasi u bë disa kohë që të gjithë kemi filluar të shijojmë atë që është bërë këtu. Por kjo është një pjesë e një ose një simbol I një rrjeti të tërë investimesh për të treguar një koncept., që si ndërhyhet, si është plani për të ndërhyrë dhe në ShkodërMesazhi në këtë rast për mua është që kjo është vetëm pjesë e provës se si ne jemi në gjendje të transformojmë dhe të ndërtojmë në Shkodër dhe në të gjithë zonën e veriut projekte të këtij lloji, jo vetëm si copëza sporadike dhe pjesore të një ndërhyrjeje, por si një mendim strategjik për të ndërhyrë në të gjithë shkodrën me një mendim të qartë për zhvillimin e investimevem për rritjen e investimeve private dhe publike në shërbim të rritjes së mirëqenies dhe të ardhurave të cdo punonjësi.