Benet Beci takim me aktorët kryesorë të turizmit në Shkodër…

Me aktorët kryesorë të turizmitë në Shkodër. Nuk më vjen mirë që ende duhet të diskutojmë për zgjidhje të punëve të përditshme të bashkisë, si pastrimi i plehrave, transporti publik, mungesa e parkingut të autobuzave dhe taksive, mungesa e sinjalistikës, shërbimeve online, promovim i dobët , mungesa e bashkëpunimit me universitetin.

Oferta ime është e një tjetër niveli. Pasi të zgjidhim me shpejtësi të gjitha punët e përgjegjësitë e përditshme të bashkisë, fokusi do të jetë për ta rritur e forcuar ofertën turistike nga Alpet, në qytet e në plazhin e Velipojës, që do të kthehet në qytetin e dytë të Bashkisë së Shkodrës. E gjithë kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë të ardhura e investime, ekonomi shumë më të fortë. Kemi shumë punë përpara, por po aq besim, energji e përgjegjësi për Shkodrën, perlën e rajonit që duhet të rimarrë shkëlqimin e merituar.