Berisha i prerë: Do heqim taksën në Rrugën e Kombit sapo të vijmë në pushtet…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zotua këtë të shtunë se sapo të vijë në pushtet partia e tij, një nga vendimet që do të merret është heqja e taksës dhe traut për Rrugën e Kombit.

Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë një komunikimi online me qytetarët në ‘Facebook’, ku iu përgjigj disa pyetjeve.

“Edi Rama vendosi atë taksë për të shprehur urrejtjen e tij ndaj ndërtimit të asaj rruge. Ai vendoi çadra për të bllokuar hapjen e tunelit kombëtar. Taksa dhe trau do të hiqen që në muajin e parë të qeverisjes tonë”, tha Berisha.