Bie aksidentalisht nga lartësia e një pallati, ndërron jetë 35-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e Krishtlindjes në Tiranë.

Një 35-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale R.H, ngjarja e ndodhur në afërsi të sheshit “Shqiponja”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj.

Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.12.2021, rreth orës 10:55, në afërsi te sheshi “Shqiponja”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. H., 35 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.