Braziliani Da Silva e mbyll me Vllazninë, fjalë zemre për stafin dhe tifozët…

Braziliani Victor Da Silva me anë të një story në rrjetin social Instagram, ka njoftuar largimin nga ekipi i Vllazinisë. Ai ka falenderuar Presidentin Xhaferi, stafin dhe lojtarët.

Postimi i Plotë:

“Faleminderit Vllaznia për këtë 2 sezon fantastik, absolutisht më i miri në karrierën time edhe si person. Jam shumë krenare që jam një nga elementët që e sollën Vllazninë aty ku meritonte. Faleminderit për të gjithë ata që morën pjesë në këtë rrugë të gjatë, Presidentin, stafin dhe lojtarët. Një falenderim i veçantë për mbështetësit, më bëtë të ndihem si në shtëpinë time. shumë mirënjohës për gjithçka! ke një mbështetës të ri, unë do të të ndjek kudo që të jem”. V. Da Silva