Brisela Kadija prezantohet zyrtarisht në krye të zyrës arsimore Shkodër…

Në mjediset e Zyrës Vendore Arsimore Shkodër, Drejtori  i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë, Hasan Muca  bëri prezantimin e drejtueses së re të kësaj zyre, Brisela Kadija. Ajo u emërua pak ditë më parë në këtë detyrë.

Në një mesazh të shkurtër pas prezantimit përpara stafit, Kadija shkruan: 

Ndjehem e vlerësuar por edhe me përgjegjësi të lartë për detyrën e re që mu besua në drejtimin e ZVA Shkodër.

Eksperienca e krijuar deri tani, mbështetja dhe bashkëpunimi i kolegëve janë një premisë e mirë për përmbushjen e pritshmërive. Shpresoj që me përkushtim dhe vullnet të lë një gjurmë pozitive në sektorin e arsimit në Shkodër!