COVID 19/ I moshuari nga Shkodra, dërgohet tek Infektivi në Tiranë…

Një i moshuar 84 vjeçar nga Shkodra i cili u konfirmua pozitiv me Covid 19 para pak ditësh, është dërguar sot tek Infektivi në Tiranë pasi ka shfaqur veshtirësi në frymëmarrje.

Gjithashtu RealitetiPost mëson se ditën e sotme janë marrë 32 mostra gjithsej, të cilat janë dërguar në ISHP.

Kujtojmë se vetëm sot në qytetin e Shkodrës dolën pozitiv me koronavirus 5 përsona, duke quar në total 57 numrin e të prekurve ne rang qarku./RealitetiPost/