COVID 19/ Nuk ndalen, 8 raste të reja sot në Shkoder…

Mbetet në nivele të larta numri i personave të infektuar me COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Tetë raste të reja, katër më pak se ditën e hënë u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë këtë të martë, nga 15 tampmonët e dërguar një ditë më parë në Tiranë.

Rastet e reja janë kontakte të personave të infektuar më herët por ka edhe raste të reja. Në total, në bashkinë Shkodër e Vau Dejës, numri I të infektuarve me COVID-19 në total arrin në 242 persona.

Të infektuar aktivë janë 110 persona ku më shumë se 90 prej tyre janë të izoluar në banesa me simptoma të lehta. Ndërsa bëhet me dije se vazhdon hetimi epidemiologjik dhe zbulimi I rasteve të reja të prekura nga Koronavirusi.

Në bashkinë Pukë, numri I të infketuarve mbetet I pandryshuar, me 14 raste aktive, një prej të cilëve është pacient në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ndërkohë, në bashkinë Malësi e Madhe, ku pak ditë më parë është shënuar rati I parë I infketuar me COVID-19 situata paraqitet e qetë. Pacienti I vetëm I prekur nga Koronavirusi është I izoluar në banesë pasi gjendja e tij është asimptomatike.

Nga ana tjetër, vazhdon rregullisht inspektimi I subjekteve që ofrojnë shërbime të ndryshme për qytetarët shkodranë nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në kuadër të kontrolleve që po bëhen për zbatimin e protokollit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e COVID-19