COVID 19/ Situata e orës 18.00 në Qarkun Shkodër…

Nga NJVKSh vijon gjurmimi, hetimi kontakteve, dhe nga vlersimi gjate dites sotme u moren edhe 17 mostra ne Shkoder, megjithe 2 mostrat e M.Madhe u ben gjithsejt 19 mostra ne nivel Qarku qe jane derguar sot ne ISHP .
Ka vijuar komunikimi i personelit shendetesor me pacientet me covid 19, gjendja shendetesore e tyre deri ne keto momente eshte e stabilizuar, nderkohe vazhdojne 7 paciente te shtruar ne spitalin covid me gjendje te stabilizuar.

Ne zbatim te aktit.nr 3 dhe te urdherit nr.30 te KMC, per disiplinimin e tregjeve, grupet e punes te ngritura me perberje te DVP, ushtrise, policise bashkiake, AKU, mbi bazen edhe te nje Plani Veprimi te hartuar nga Institucioni i Prefektit, kane vijuar operacionet ne te gjitha tregjet e Shkodres, marketet , dyqanet e shumices, etj..ku ne ndryshim me te gjithe ditet e tjera sot eshte verejtur, zbatimi i rregullave te distancimit dhe te higjenizimit gje qe tregon per rritje te ndergjegjezimit te pronareve te subjekteve dhe te komunitetit. Operacionet do te vijojne edhe ne ditet ne vijim..

Nga Bashkia Shkoder, ka vijuar shperndarja e ndihmave ushqimore per familjet ne veshtiresi per 35 familje ne NJA Rrethina, dhe 4 familje ne qytet.
Ka vijuar dezinfektimi i rrugeve dhe ambienteve te institucioneve te sherbimit privat. Jane mbeshtetur kerkesat e qytetareve per pastrimin dhe zhbllokimin e KUZ, riparimet e defekteve te rrjetit ujesjelles.

Bashkia M.Madhe, nuk kemi asnje rast covid -19, ka vijuar sherbimi nepermjet QSH, kontaktimin e vetkarantinimit te njerezve te ardhur nga jashte, mbeshtetjen e pensionisteve me medikamente ne shtepi.
Gjate dites sotme ne kete bashki jane shperndare.
128 pensione ne qytet,
42 ne NjA.Kastrat,
75 pensione.

Nr i personave qe kane hyre ne piken e Kalimit H.Hotit, eshte 119, te cilet u jane nenshtruar rregullave te kontrollit vetjak.

Kane vijuar sherbimet e rimbursueshme, nepermjet Q,SH, rreth 87 ne shtepi, prej te cilave 15 ne banese, si dhe dezinfektimi i rrugeve, parqeve, shesheve, pikes kufitare H.Hotit si dhe NJA te qytetit dhe NJVKSh M.Madhe

Ne Bashkite Puke dhe Fushe Arrez, vazhdon ndjekja dhe monitorimi i situates epidemiologjike nga NJVKSH, e cila vazhdon te jete e qendrueshme dhe nen kontrrollin e strukturave per vetkarantinimin. Nuk kemi rast te ri covid 19

Jane shperndare sot ne Puke 82 pensione, ne F.Arrez 91 pensione.

Kemi patur nje vater zjarri ne fshatin Menaj te NjA Rrape, e cila eshte izoluar nga strukturat e MZSH, pershkrim 4 ha, moren pjese 5 zjarrfikes, 1 sherbim pyjor, 4 pjestar te komunitetit. Aktualisht kemi nje tjeter vater zjarri NjA Qerret, ku po punohet nga strukturat e MZSH per shuarjen e tij.

Ne Bashkine Vau Dejes, nuk kemi rast covid -19, nga zyrat e postes jane derguar ne banese rreth 293 pensione, jane mbeshtetur me pako ushqimore 3 familje te prekur nga covid 19.

Nga KMC, vijon te ndiqet me intensitet situtata ne te gjithe territorin e Qarkut, ku nepermjet takimeve te perditeshme me te gjithe anetaret, urdherat dhe planet e veprimit te dala nga ne vijim te akteve normative po kordinojne dhe bashkepunojne veprimtarine e te gjitha strukturave ne nivel qarku dhe vendor per mbajtjen nen kontroll te qendrueshem te situates ne te gjithe territorin e Qarkut.