COVID 19/ Suedia i refuzon mjekimin, Turqia dërgon avion ambulancë për evakuim…

Emrullah Gulusken, një shtetas turk në Suedi, për të cilin u konfirmua se kishte koronavirus, por që nuk u pranua në spital në këtë vend, u mor së bashku me familjen e tij me aeroplanin e evakuimit mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë.

Avioni, i cili u nis sot nga aeroporti i Malmoe-s rreth orës 9 të mëngjesit me kohën lokale, me Emrullah, 47 vjeç dhe tre fëmijët e tij, u ul në aeroportin “Essenbog” në Ankara. Më pas ai u transferua në Spitalin e Qytetit të Ankarasë.

Vajzat e emigrantit turk falënderuan Presidentin Erdogan dhe Ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca për iniciativën që t’i marrin në Turqi dhe t’i ofrojnë babait të tyre trajtim të duhur mjekësor.

E gjithë kjo histori filloi pasi vajza e Samira postoi një video në mediat sociale dhe tregoi rastin e babait të saj.

“Unë jetoj me një familje në Suedi. Babai shfaqi ethe 11 ditë më parë dhe filloi të kishte vështirësi në frymëmarrje. Ne kontaktuam mjekët, por për fat të keq askush nuk erdhi. Ne i kemi thirrur në mënyrë të përsëritur, por askush nuk u përgjigj thirrjeve tona”, tha ajo në video.

Kërkesës së saj iu përgjigjën menjëherë autoritetet turke, më saktë Ministria e Shëndetësisë, e cila doli garant për ta marrë të sëmurin e familjen e saj me një avion të posaçmën.