Çuçi: IKMT vijon shembjen e strukturave pa leje nga Velipoja në Ksamil…

IKMT-ja ka vijuar sot punën për shembjen e strukturave pa leje në zonat bregdetare.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi bëri të ditur sot se aksioni i IKMT-së nuk ka për të ndaluar derisa të çlirohen të gjitha hapësirat publike.

IKMT vijon punën për shembjen e strukturave pa leje në zonat bregdetare. Operacioni që nisëm një vit më parë është një histori suksesi. S’kemi për t’u ndalur derisa të çlirohet përfundimisht çdo hapësirë e zaptuar përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe shkelësit e ligjit të vihen përpara përgjegjësisë.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në qershor 2021 nga Velipoja dhe Ksamili.
Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare.