Çudirat e makinave të policisë/ Në letra figuron “Renault”, në targa “Volkswagen”

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” bëri një vëzhgim në Komisariatin e policisë Shkodër dhe Fier.

Shumica e makinave, që hynin brenda parkimit të komisariatit Shkodër, ishin me targa të huaja, ndërsa disa të tjera qarkullonin me targa, që nuk ekzistojnë.

Një rast ishte një makinë pa paguar taksa që prej vitit 2014, një tjetër rezultoi e çregjistruar përgjithmonë, një veturë tip “Golf 4” figuron me taksa të papaguara që prej vitit 2015, në letra e regjistruar si “Renault”, ndërsa targat e vendosura janë “Volkswagen”.

Në Fier, kryesonin makinat me taksa të papaguara prej një viti ose me targa të huaja, një ndryshim në krahasim me komisariatin e Shkodrës./tvklan