Dalin emrat e pronarëve të makinave të djegura gjatë natës në Shkodër…

Katër automjete janë djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Ngjarja është regjistruar pranë vendit të quajtur “Bexhisteni” në hyrje të qytetit, ndërsa mësohet se 3 prej makinave janë djegur plotësisht dhe njëra pjesërisht.

Sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv fillimisht zjarri iu vu me qëllim “Audit A6” së parkuar me targë “AB006GD” në përdorim të Gazmend Pllumbaj. Duke qenë se makinat ishin të parkuara nga flakët janë përfshirë edhe 3 automjete të tjera.

Kanë qënë banorët e zonës ata që kanë identifikuar zjarrin dhe kanë njoftuar zjarrfikësen për të vënë situatën nën kontroll.
Automjetet e djegura:

AA821VC Audi A3, Gent Dushku
AB006GD
AB522EE
AA593ZM Opel Corsa, Agim Markaj
Policia ka nisur hetimin për ngjarjen.