Deklaratë pas deklarate, Izmira Ulqinaku i kthen përgjigje Ilir Beqes…

Ilir Beqaj, ose ushtari i Edi Ramës, i qenka përgjigjur deklaratave të Partisë Demokratike në Shkodër, për braktisjen totale që i bënë sot shkodranët, kryeministrit në ikje.

Me një shkrim që nuk tregon asgjë për Shkodrën, ai gjen rastin të sulmojë aktivistët e degës së PD Shkodër sepse nuk ka çfarë tjetër t’i thojë shkodranëve.

Ai nuk e di se Shkodra është qarku më i diskriminuar nga qeveria e dështuar e Partisë Socialiste. “Arritjet” e kësaj qeverisje në 8 vite, sipas Beqaj, janë stadiumi, fototeka Marubi e shëtitorja e Shirokës. Beqaj nuk di, dhe për këtë nuk ka faj – ai nuk jeton në Shkodër.

Beqaj nuk e di se projektin për fototekën Marubi e ka ndërmarrë qeveria Berisha me një projekt prej 320 mijë euro për rindërtimin e ndërtesës së blerë 520 mijë dollarë për sistemimin e kryeveprës së trashëgimisë sonë.

Ilir Beqaj nuk di se Shkodra u përmbyt në janar. Ai nuk e di se ‘shëtitorja’ e re e Shirokës përfundoi nën pushtetin e ujit, ashtu siç përfunduan dhjetëra shtëpi e mijëra hektarë të shkodranëve, të cilët kryeministri i tij nuk dënjoi t’i vizitonte të paktën një herë.

Beqaj nuk di se Shkodra është qarku më i prekur nga emigracioni. Ai nuk di se me mijëra banorë janë larguar; miq, të njohur e familjarë të çdo shkodrani, qoftë i majtë apo i djathtë. Nuk e di se kriza ekonomike ka ndikuar tek çdo familje e se krimi ka lulëzuar në qytetin e kulturës.

Po Iliri e kandidatët e tjerë të listës së Partisë Socialiste për Qarkun Shkodër nuk kanë nga t’i dijnë hallet e shqetësimet e banorëve, kur të paktën 8 nga 12 kandidatët për këtë qark, jetojnë në Tiranë. Pesë vendet e para të listës jetojnë e votojnë në Tiranë.

Mirë shkodranët që nuk do i votojnë, po këto nuk janë në gjendje as të votojnë veten e tyre.

Ilir, Shkodra iu ka braktisur me kohë. Shkodranët dijnë ta bëjnë diferencën.

Më 25 prill, Shkodra voton për ndryshimin, voton për Partinë Demokratike.