Detaje të reja nga djegia e 4 makinave në Shkodër, flaka iu vu mjetit të Gent Dushkut, i akuzuar për “vrasje e mbetur në tentativë”

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Shkodër, ku u dogjën katër  makina të parkuara në sheshpushimin e një pallati në Shkodër.

Bëhet me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe i është vënë mjetit të Gent Dushkut, ndërsa më pas është djeguur edhe makina e Gazmend Pllumbajt, Musa Moslit dhe Agim Markajt.

“Shënjestra” ishte “Gent Dushku”, i cili më 2016 ka qenë i akuzuar për veprat penale “vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve”.

Mjeti që ka qenë synim është djegur plotësisht, por bashkë me të janë djegur dhe tre mjete të tjera, një tjetër Audi A6, një Volkswagen Polo dhe një mjet Opel.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit G. P. , Audi në pronësi të shtetasit G. D, ndrësa automjetet tip  Volksëagen në pronësi të shtetasit M. M. dhe Opel në pronësi të shtetasit A. M.,  janë djegur pjesërisht.

Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion  si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.