Djegia e makinës së kryeplakut të Vermoshit, reagon policia e Shkodrës…

Malësi e Madhe

Me datë 10.04.2022, rreth orës 23:00, jemi njoftuar nga shtetasi P.V. 74 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe, se ka konstatuar të djegur mjetin e tij tip Toyota.

Vazhdojnë veprimet hetimore duke mbledhur cdo provë materiale dhe vlerësuar cdo informacion, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.