Do çonte drejt Shkodrës 7 klandestinë nga Jemeni dhe Palestina, arrestohet në Durrës 22-vjeçari…

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 7 emigrantë nga vendet e treta.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit për në Mal të Zi, me destinacion një nga vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Emigranti”. Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Plepa-Durrës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, banues në Tiranë” njofton policia.