DOKUMENTET/ Debati për truallin e PD, zbardhet vendimi që firmosi Berisha kur ishte kryeministër për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe godinës polifunksionale

Pas deklaratave që bëri dje ish-kryeministri Sali Berisha se në oborrin e PD-së do të ngrihen kulla dhe hotele, selia blu përgënjeshtroi lajmin, ndërsa e cilësoi atë një tjetër gënjeshtër të ish-kryetarit. Ndonëse vetë Berisha pohoi sot se gjatë kohës që kishte qenë kryeministër, kishte miratuar vendimin për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, “BalkanWeb” publikon VKM-në e asaj kohe.

Leja e Këshillit Kombëtar të Territorit në vitin 2013 është firmosur nga vetë ish-kryeministri Berisha dhe më pas edhe nga ministri i Kulturës i asaj kohe, Visar Zhiti, ndërsa parashikohej që përveç ndërtimit të Xhamisë me qendër tregtare, dhe ndërtimin e godinës polifunksionale me 3,4,6 dhe 8 kate.

Kur KKT miratoi lejen për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës, leja u dha edhe për ndërtimin e kullave polifunksionale. Por më pas, Gjykata dha vendimin për anulimin e pjesshëm, duke pezulluar vetëm ndërtimin e kullave krah Xhamisë./BalkanWeb/

foto galeri
foto galeri