Dukagjin/ Prej dy javësh qendra shendetësore e mbyllur, banorët: “Po vuajmë për 1 kokërr paracetamol”…

Nje denoncim eshte bere ne rrjetet sociale, ku disa banore te Dukagjinit ankohen per mos funskionim te qendres shendetesore ne fshatin Shal.

Ne video shihen disa banore te zones qe trokasin ne dere por gjithcka eshte e mbyllur prej dy javesh sipas tyre.

DENONCIMI I PLOTE:

Vidjo mjerimi nga Shala e 2021-it

Ky asht denoncimi i rradhes qe sapo na ka ardh nga kryebajraku i par i Dukagjinit .

Mjerim , trishtim , vujtje , fatkeqsi , neperkamje e tana tzezat sot kur bota ka arrit majat e zhvillimit , dukagjinasit vujn edhe per 1 kokerr paracetamol.

Kjo asht ndertesa ku simas banorve kryn dy funksione ( Administrata e ish komunes dhe Qender shendetsore) pra qysh ne fillim kena tbajm me shkelje por edhe mas ksaj , shkelja ma e madhe vjen kur kjo der ka plot 2 jave pa u hap prej kuj . O zot cfar tmerri , njerz qe paguhen prej taksave te kti populli sot nuk paraqiten as te per nje ilaq apo nje vizit sado tvogel .

Kta banor sic po shihen ne vidjo jan teper te revoltum me administratorin e zones , dhe realisht me plot te drejt se aj asht pergjegjsi kryesor i ksaj katastrofe .

I bajm thirrje bashkis Shkoder , ministrise se shendetsise , kryeministrit te Shqipnis , presidentit te rrepublikes qe ti kthejn syt sa ma par prej Dukagjinit edhe te marrin masa te menjehershme sepse ne rast te kundert do tket pasoja .

VIDEO: