Dy të vdekur në Tiranë, detajet e reja nga vrasja: Shkak konfliktet familjare, autori në arrati

Krimi tronditi sërish vendin, këtë herë kryeqytetin. Burrë e grua kanë mbetur të vrarë pasditen e sotme si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Dyshohet se vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Islam Alla” në kryeqytet, që lidh Rrugën e Kavajës me atë të “Myslim Shyrit”. Autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit, ndërsa policia e ka shpallur atë në kërkim. Nga burime mësohet se viktimat kishin në pronësi agjenci udhëtimi.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pritet që policia të bëjë një njoftim zyrtar mbi atë që ka ndodhur.