E FUNDIT/Aksident i rëndë pranë Institutit të Misrit në Shkoder…(VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Shkodres, ku kanë mbetur të plagosur dy përsona.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke u rrotulluar dhe kanë qenë qytetarë të rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë.

Dy të demtuarit janë transportuar me autoambulancë në spitalin e Shkodrës, ndërkohë që në vendngjarje kanë qenë dhe forcat zjarrfikëse./RealitetiPost/