E FUNDIT/ Dy shpërthime trondisin qytetin e Shkodrës… VIDEO…

Dy shpërthime të forta kanë tronditur qytetin e Shkodrës pak pas mesnate.

Lëndë plasëse janë vendosur në dy biznese të mëdha në qytet, njëri në qendër të qyteti fare pranë Prefekturës dhe tjetri pranë stadiumit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes ku po bëjnë hetimet përkatëse.

Njëri objekt ku është vendosur lënda plasëse është në pronësi të Xhemal Bushatit, ish kryetar i këshillit bashkiak Shkodër dhe njëri nga kandidatët për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit./RealitetiPost/