E FUNDIT/ Mbërrin pa shenja jete në spital një i burgosur i Shënkollit…

Një i burgosur 64-vjeçar në burgun e Shënkollit ka mbërritur i vdekur në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Burimet thone se i burgosuri kishte probleme shëndetësore dhe vdekja dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të vërteta të vdekjes.