E FUNDIT/ SPAK nis hetimet për Ilir Meten…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta. Gazetarja Esiona Konomi raporton se kreu i SPAK, Arben Kraja i është drejtuar me një letër Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

SPAK ka kërkuar formularin e dekriminalizimit për Metën, pas një padie në strukturën e posaçme. SPAK kërkon kështu nga KQZ vënien në dispozicion të formularit në funksion të hetimit për kryetarin e Partisë së Lirisë.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime në funskion të procedimit penal Nr. 122, të vitit 2022.

Për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal, kërkojmë kope të formularit të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të dorëzuar nga ish deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metaj (Meta)”, thuhet në kërkesën që mban firmën e Arben Krajës.